Policia e Shqipërisë ka nisur një operacion masiv mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni vjen në zbatim të Planit të Veprimit të ardhur nga Ministri i Brendshëm për evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve, kubikëve që mund të kultivojnë bimë narkotike, të sekuestrimit të farave kanabis sativa.
Në operacion janë angazhuar mijëra punonjës policie në të gjithë vendin.
Në grupet e monitorimit janë përfshirë drejtues të Policisë së Shtetit si dhe të ShBA-së, ndërsa në grupet e kontrollit specialistët e policisë së zonës, patrulla të përgjithshme si dhe kryetarët e fshatrave.
Kontrollet e policisë janë përqendruar në sera, farishte, ish-depot e ushtrisë, tunele e banesa të braktisura. Policia thotë se kontrollet më pas do vijojnë në ambiente të hapura, në ambiente banesash mbi bazë informacionesh që po grumbullon policia.
-
Operacion antikanabis në gjithë Shqipërinë, kontrolle me 50 drone dhe 2 helikopterë
-
Operacion antidrogë në Shqipëri, 30 të shoqëruar në Tiranë, Kukës e Shkodër
-
Kontroll masiv në të gjithë Shqipërinë për kultivimin e bimëve narkotike
-
Operacion për parandalimin e kultivimit të narkotikëve në Shqipëri, në aksion 1.110 policë e 203 automjete
-
Policia në Shqipëri me operacion masiv antikanabis