Një shtetas i Serbisë është arrestuar të martën në Merdar, nën dyshimin u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro ryshfet.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës, ky rast ka ndodhur rreth orës 12:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Merdar, në hyrje për në Republikën e Kosovës, derisa i është nënshtruar procedurave të kontrollimit të dokumentacionit.
“Gjatë procedurave të kontrollimit të dokumentacionit, personi me inicialet N.V. (28) ka ofruar ryshfet për të kaluar kufirin me dokumentacion që nuk i plotëson kriteret për kalim të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e nga hetuesit policorë i dyshuari është intervistuar.
Si provë materiale është sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurove dhe është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhënie ryshfeti”.
Me aktvendim të prokurorit, i dyshuar u dërgua në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Arrestohet shtetasi i Azerbajxhanit, tentoi të japë ryshfet për ta kaluar kufirin
-
Arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet se i ofroi ryshfet një polici në Merdar
-
Arrestohet një serb në Vërmicë, u ofroi ryshfet zyrtarëve në kufi
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë