Policia e Kosovës ka marrë një njoftim për “dhunim” të premten. Sipas raportit 24-orësh, një grua ka thënë se është dhunuar në një motel në Obiliq.
Gruaja ka treguar personin që dyshohet se e dhunoi. Nuk ka të arrestuar deri tash.
Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.
"DYSHIM DHUNIMI" - Raporti i Policisë
Obiliq 23.02.2024. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në ekzaminimi mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar