Është arrestuar një burrë pasi ka kanosur e ofenduar avokatin e tij ndërsa ky po e mbronte gjatë një seancë gjyqësore të mërkurën në Pejë.
Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari veproi në këtë mënyrë pasi nuk ishte i kënaqur me mënyrën si e mbronte avokati.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore, i pakënaqur me mbrojtjen e avokatit të tij, ka filluar ta ofendon dhe kanos avokatin-viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Artikuj të ngjashëm