Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka njoftuar se sot më datë 29.03.2017 nga ora 08:00 deri në ora 10:40 në fshatin Padalishtë të Komunës së Istogut, përkatësisht në lagjen “Imeraj” tek varrezat, kanë dalë rreth 25 qytetarë me tri automjete, për të protestuar në lidhje me ardhjen në Kosovë të një delegacioni pushtetarësh serb.
“Këta persona kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu këta persona kanë mbajtur në dorë flamuj të shtetit Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe pankarta me mbishkrime “Vuçiq na lër të qetë”, “ta ndërtojmë Kosovën së bashku” dhe pankarta me mbishkrimin “Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuçiqit””, njofton Policia e Kosovës, raporton Koha.net.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme gjatë protestimit dhe protesta ka kaluar pa problem, me ç’rast edhe rruga është liruar për qarkullim rreth orës 10:40.
-
Protesta e serbëve afër pikëkalimit në Jarinjë, KFOR-i EULEX-i të pranishëm
-
ROSU në Jarinje, serbët bllokojnë rrugën për në pikën kufitare
-
Serbët bllokojnë rrugën në Jarinjë, Policia e Kosovës i fton të largohen
-
Tetë të arrestuar për sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog
-
Policia thotë se në Drenicë po zhvillohet protestë e qetë