Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Njëri nga të lënduarit prej shpërthimit të derivateve, në gjendje të rëndë

E plotësuar 17:17 Njëri nga të lënduarit nga shpërthimi i derivateve, në gjendje të rënd

Njëri nga 4 të lënduarit nga shpërthimi i derivateve në Fushë-Kosovë, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar për KTV, Adem Kllokoqi, mjek i kirurgjisë plastike. Ka shtuar se i lënduari ka marrë djegie të shkallës 60 për qind. Ndërkaq, tre të tjerët janë lënduar lehtë.


16:10 - Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shpërthimi i rezervuarit të derivateve në Fushë-Kosovë, ka ndodhur gjatë pastrimit të tij.

Nga shpërthimi i një prej katër rezervuarve të një deponie derivatesh në fshatin Miradi, kanë mbetur katër persona të lënduar.

Edhe Gjithçka rreth shpërthimit në rezervuar të naftës në Miradi, katër të lënduar prej tyre njëri rëndë Video Gjithçka rreth shpërthimit në rezervuar të naftës në Miradi, katër të lënduar prej tyre njëri rëndë

Rexhep Maqedonci, prokuror i rastit, ka thënë se të gjitha detajet e hetimeve do të jepen me kohë.


Shpërthim në një rezervuar derivatesh në Fushë Kosovë, 4  të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një shpërthim, i cili ka ndodhur në një nga rezervuarët e një deponie derivatesh në fshatin Miradi të komunës së Fushë Kosovës, ku janë lënduar 4 persona.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit, transmeton koha.net.

Edhe Dyshohet për mjet shpërthyes në një automjet në Fushë-Kosovë Kronikë Dyshohet për mjet shpërthyes në një automjet në Fushë-Kosovë

Deri më tani nuk raportohet për të vdekur, por 4 persona theksohet se janë lënduar.

Policia ka evakuuar personalin në vendin e ngjarjes, ndërsa varësisht nga situata me zjarrin, policia pohon se mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve në një perimetër të caktuar, për të shmangur pasojat eventuale.