Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale F.B. nga Prizreni, dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Të njëjtit, kjo Gjykatë i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 euro.
“Sepse me datën 21.12.2015, rreth orës 22.00 në Prizren në lokalin ‘Apetit’ duke vepruar së bashku me të miturin me iniciale E.XH. me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kryejnë vjedhjen, në atë mënyrë që pas planifikimit paraprak duke e shfrytëzuar orët e natës, shkojnë në lokalin e të dëmtuarit dhe duke vepruar me forcë i pandehuri me iniciale F.B. e thyen derën e lokalit derisa i mituri qëndron te dera e lokalit për të bërë roje dhe nga aty marrin shumë të konsiderueshëm parash”, njofton Gjykata.
-
Dënohet me një vjet burg dhe 300 euro gjobë një person në Prizren
-
Dy persona në Prizren shpallen fajtorë për vjedhje të rëndë
-
Nga 3 vjet burgim dhe nga 1000 euro gjobë dy hajnave nga Prizreni
-
Dy vjet e 3 muaj burgim dy personave në Prizren për vjedhje dhe blerje të gjësendeve të vjedhura
-
Dy vjet burgim e 500 euro gjobë sepse vodhi 1200 euro në shtëpinë e një personi