Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një ton drogë, 18 të arrestuar në Spanjë e Gjermani, edhe shqiptarë

Një operacion i përbashkët nga autoritetet spanjolle dhe shërbimi gjerman i hetimeve doganore, ka sjellë arrestimin e 18 personave dhe procedimin e penal të 9 të tjerëve, mes të cilëve raportohet se ka edhe shqiptarë.

Operacioni “Carambolas” i mbështetur nga Europol, shkatërroi një grup kriminal të organizuar të përfshirë në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme në të gjithë Bashkimin Evropian.

Mësohet se një ton marihuanë, 212.000 euro, armë zjarri, municione dhe tetë automjete u konfiskuan nga ky operacion.

Anëtarët e organizatës kriminale u arrestuan dhe u morën në pyetje nga policia dhe sipas Europol ata janë shtetas të 8 vendeve të ndryshme: Kroacia, Gjermania, Spanja, Shqipëria, Armenia, Serbia, Siria dhe Turqia.

Grupi kriminal trafikonte marihuanë nga Spanja drejt vendeve të tjera të BE-së, veçanërisht në Gjermani, nëpërmjet një rrjeti të themeluar në Malaga dhe Granada të Spanjës.

Sipas Europol rrjeti kriminal ishte i strukturuar në mënyrë të tillë që edhe nëse një prej “qelizave” do të zbulohej nga policia, furnizimi me lëndën narkotike mund të garantohej ende.

Edhe Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane në Spanjë, sekuestrohen 125 kg drogë Kronikë Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane në Spanjë, sekuestrohen 125 kg drogë

Hetimi për këtë organizatë kriminale ka filluar qershorin e kaluar, pasi një gjerman, anëtar i këtij rrjeti, u pikas nga autoritetet teksa blinte një sasi të madhe marihuane në jug të Spanjës.

Faza e parë e operacionit u përqendrua në çmontimin e dy fabrikave të marijuanës të zbuluara në jug të Spanjës, ku u konfiskuan gati 100 kilogram marihuanë dhe 172.000 euro.

Raportohet se gjatë operacionit për arrestimin e të dyshuarve ka pasur edhe shkëmbi zjarri ku kanë mbetur të plagosur dy efektivë të policisë spanjolle.