Në një piceri në Bregun e Diellit në Prishtinë, një punëtor ka raportuar në polici se është kërcënuar nga njëri.
Policia thotë se gjatë kohës që ai ishte duke punuar, personi i cili ende mbetet i panjohur për policinë, e kishte kërcënuar duke ia ekspozuar edhe armën.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.