Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një prokurori në Shqipëri i shpërthen bomba në veturë

Foto: Koha / ilustrim

Prokurorit Arjan Muça në Shqipëri, të enjten i ka shpërthyer një bombë në veturë.

Siç raportohet nga mediat shqiptare, shpërthimi ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Nuk është raportuar për të plagosur nga shpërthimi në veturën e prokurorit që është pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, ka thënë se Muça kishte parkuar veturën në atë pjesë qe dy vjet rresht. Ai ka bërë të ditur se janë duke u bërë hetimet.