Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se ka kapur një pompë të derivateve në Vushtrri duke mashtruar konsumatorët.
Sipas MINT-it, aksioni i zhvilluar të enjten ka identifikuar një pompë të derivateve në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri duke mashtruar konsumatorët me katër dorezat e produkteve të naftës.
Pas verifikimit të katër dorezave të produkteve të naftës, sipas njoftimit të MINT-it, është konstatuar se ka pasur shkelje si në vijim:
- Këputje të bllombës zyrtare, tek doreza ( 2A) të mjetit matës, i cili është vënë në funksion të keqpërdorimit, nga operatori ekonomik.
- Në tri dorezat e tjera të verifikuara të shpërndarësit të derivateve të naftës, ka shmangie të konsiderueshme të sasisë. Procedimi i mëtutjeshëm i rastit në fjalë, vazhdon përmes organeve kompetente.
-
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime përtej kufirit
-
Mbyllen edhe dy pompa të derivateve në veri
-
Pesë të arrestuar për grabitjen në pompën e derivateve në Vushtrri
-
Raportohet për grabitje në një pompë të derivateve në Vushtrri
-
Grabitje nën kërcënim të çekanit dhe thikës në një pompë derivatesh në Vushtrri