Një punëtor i pompës së derivateve ka raportuar një grabitje në orët e para të së shtunës në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë.
Policia ka njoftuar të dielën se sipas raportuesit, dy persona të maskuar kanë kërcënuar me çekan dhe thikë gjatë grabitjes.
Sipas tij, të dyshuarit e kanë grabitur pazarin ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Raportohet për grabitje në një pompë të derivateve në Vushtrri
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Grabitet punëtori i pompës së derivateve në Trudë
-
Pesë të arrestuar për grabitjen në pompën e derivateve në Vushtrri
-
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan