Një person është vrarë mbrëmjen e së hënës në Tiranë, afër stadiumit “Selman Stermasi”.
“Top-Channel” raporton se viktima është dërguar në morg, për ekzaminime të mëtejshme.
Policia ka bërë me dije se rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri J. K., rreth 26 vjeç.
Sipas tch, viktima është 26-vjeçari Jurgen Kurti, një emër i njohur për policinë pasi është përfshirë në akuzë për dy vrasje, një prej të cilave e babait të tij.
Në prill të 2016-s gjatë një konflikti familjar mbeti i vdekur babai i tij, Artur Kurti, krim për të cilin u dënua daja i viktimës të kësaj të hëne, Leonard Ristani.
Ndërsa një vit më pas, në prill të 2017-s, Jurgen Kurti, u përfshi në vrasjen e Agim Arapit në Durrës.