Kronikë

Një person sulmohet me armë zjarri në Fushë-Kosovë

Një person ka raportuar në Polici se derisa ishte në veturë në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, nga një veturë tjetër është sulmuar me armë zjarri.

Viktima ka deklaruar në Polici se në drejtim të tij është shtënë tri herë me armë zjarri.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në veturë, nga një veturë tjetër një i dyshuar deri më tani i pa njohur ka shtënë 3 (tre) herë me armë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, përveç një shenjë që dyshohet se mund të jetë e shkaktuar nga plumbi (në pjesën e pasme të veturës së ankuesit). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.