Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person plagoset në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një person ka mbetur i plagosur gjatë pasdites të së mërkurës në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i ka thënë KOHËS se i plagosuri fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës, por më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari për këtë plagosje është arrestuar. 

Xhurkaj ka shtuar se me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

“Plagosje me armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, rreth orës 18:30. I plagosuri është dërguar në trajtim mjekësor në spital. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë policore. Hetimet në vijimësi”, ka thënë Xhurkaj.

 

Artikuj të ngjashëm