Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person në kërkim arrin t’i ikë Policisë në Jarinjë duke kaluar në Serbi

Një person i cili ishte në stop listë, ka arritur që t’i shmanget arrestimit gjatë kalimit në pikën kufitare në Jarinje, duke dalë në Serbi, ka bërë të ditur të premten Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari gjatë ndalimit policor i ka sulmuar policët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I dyshuari mashkull i cili ishte në stop listë, gjatë tentimit për ta ndalur nga zyrtaret policorë i ka sulmuar policët dhe ka arritur që t’i shmanget arrestimit nga zyrtarët policor duke kaluar në pjesën e Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.