Një person në fshatin Orrobërdë të Istogut, është arrestuar pasi i kishte sulmuar dy vëllezërit e tij dhe ua kishte demoluar shtëpinë.
Sipas vëllezërve, i dyshuari ka ushtruar dhunë pasi që ka probleme mendore. I dyshuari ka marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte sulmuar dy viktimat (vëllezërit) e tij si dhe kishte demoluar edhe shtëpinë. Sipas viktimave , i dyshuari vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tyre pasi që i njëjti ka probleme mendore. I dyshuari ka marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.