Policia përmes raportit të sotëm policor ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një sulm ndaj një mjeku në QKMF në Istog.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti për arsye të panjohura në parkingun e QKMF kishte sulmuar fizikisht mjekun viktimën mashkull”, thuhet në raportin e sotëm policor.
Me këtë rast mjeku thuhet se ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmohet një mjek në Klinikën Infektive, arrestohet i dyshuari
-
Grua e burrë sulmojnë doktorin në Istog pasi s’pranoi të ofronte ndihmën mjekësore
-
Sulmoi mjeken gjatë trajtimit mjekësor, arrestohet i dyshuari në Gllogoc
-
Tentativë vrasjeje në Istog, sulmohet me armë një person
-
Policia arreston një të dyshuar për sulmin fizik ndaj një mjeku të Klinikës Infektive