Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është gjetur pa shenja jete në Pejë. Viktima dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.
“Në dhomën ku është gjetur i vdekur janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë e fishekut, një predhë e fishekut, si dhe një kuti në të cilën ka pasur 40 fishekë që i përkisnin armës në fjalë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”, thuhet tutje në raport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.