Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person gjendet i vdekur në Kokaj të Gjilanit

Një person është gjetur pa shenja jete në pyllin e fshatit Kokaj të Gjilanit.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me tetë fishekë dhe një gëzhojë, që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.