Një person është gjetur i vdekur të mërkurën në banesën e tij në Deçan.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.
Vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore.