Një person dyshohet se e ka vrarë një qen me pushkë gjuetie gjatë pasdites të së dielës në fshatin Slivovë të Ferizajt.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur derisa i dyshuari ka qenë bashkë me nipin e tij para shtëpisë, kur qeni endacak ka tentuar ta sulmojë fëmijën.
“I dyshuari nga shtëpia kishte marrë një pushkë gjuetie, të cilën e kishte pasur pa leje dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të qenit, të cilin e ka vrarë”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të fishekëve dhe nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Shoqërohet në stacion policor një person në Ferizaj, dyshohet se qëlloi me pushkë qenin
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Dorëzohet në polici personi që vrau qenin në Kaçanik
-
Ngrihet aktakuzë për vrasjen pas përleshjes me qen në Prizren
-
Arrestohet gjakovari që vrau qenin pasi ia sulmoi familjarët dhe qenin