Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person denoncon një spital privat në Prishtinë pas vdekjes së një pacienti

Policia ka iniciuar një rast në Prishtinë për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.

Sipas raportit 24-orësh një burrë ka informuar se një familjar ka vdekur në një spital privat gjatë kohës sa ishte duke u trajtuar.

Njoftohet se ankuesi dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësor.

Nuk është bërë e ditur për moshën e viktimës, ndërkaq rasti ka ndodhur me 31 gusht.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion.