Një pacient dyshohet se ka rënë nga ndërtesa e një reparti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 09:30, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
KOHA ka mësuar se pacienti ishte duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ndërsa ka rënë nga kati i katërt i objektit.