Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një nxënës bie nga kati i dytë i shkollës në Pejë, dërgohet në QKUK

Një nxënës ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë, të martën në ora 12:10.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i ka thënë KOHËS se fëmija është dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK.

“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë (nxënës) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e plotë.

KOHA mëson se rasti ka ndodhur në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Asdreni”.