Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të miturit në Ferizaj për armëmbajtje pa leje dhe narkotik

paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj përkatësisht Departamenti për të Mitur ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të mituri për veprat “shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e të miturit është gjetur substancë narkotike dhe një revole.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ekziston dyshimi i bazuar, se më 23 shkurt në një ndërtesë e cila gjendet në një rrugë të Ferizajt, gjatë kontrollit të banesës nga ana e oficerëve policorë në dhomën e gjumit të të miturit, në vende të ndryshme janë gjetur substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 86.7 gramë, tri qese najloni me substanca të dyshuara të llojit kokainë me peshë 4.7 gramë dhe një sasi tjetër e llojit hashash në formë çokollate me peshë prej 40.2 gram, para të gatshme në shumë prej 400 €, një peshore dhe një pako me letra për mbështjellje të marihuanës të cilat i kishte poseduar në mënyrë të paautorizuar dhe të cilat i ishin konfiskuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftim. “Gjithashtu në vendin e njëjtë të miturit i ishte gjetur një revole me gaz me mbishkrim Kurtulus – Taurus, një karikatorë dhe 6 plumba dhe një thikë, të cilat i ka poseduar në mënyrë të paautorizuar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm (Ligji mbi armët Nr.03/L-143), të cilat i janë konfiskuar nga ana e policisë”.