(14:43) - Gjykata Themelore në Prishtinë të shtunën ka vendosur për masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Sergjan Lazoviq, që dyshohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Lazoviq dyshohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer krime ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc Komuna e Malishevës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(10:22) - Nën përcjellje të Policisë, i arrestuari Sergjan Lazoviq, i dyshuar për “krime lufte kundër popullsisë civile”, është sjellë para Gjykatës Themelore në Prishtinë të shtunën.
Hetimet preliminare të Prokurorisë tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer “krime të luftës” ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc, Komuna e Malishevës.
Lazoviq do të dalë para Gjykatës për masën e paraburgimit.
Ai u arrestua të enjten në Leposaviq.