Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
“Me date 05.08.2021, në zonën e Koshares, kultivon bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope më pas t’i shesë, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i pandehurit A. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë që kultivoi narkotikë në Kosovë
-
Ekstradohet nga Shqipëria për kultivimin e 1200 bimëve narkotike, kërkohet paraburgim ndaj tij
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që kishte kultivuar bimë në oborr të shtëpisë në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim gjakovarit që kultivoi bimë kanabisi në mal
-
Një muaj paraburgim për shitje të narkotikëve, kultivim kanabisi dhe posedim të armëve