Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit M. H. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në komunikatën e gjykatës thuhet se i dyshuari kultivoi substanca narkotike në zonë malore.
Më pas, policia i ka gjetur edhe armë në shtëpi.
“I pandehuri, dyshohet se me datë të pacaktuar e deri me datën 25 gusht 2022 në Gjakovë, në zonën malore, në mënyrë të paautorizuar ka kultivuar substancë narkotike dhe atë 107 bimë të dyshuara të llojit kanabis, në atë mënyrë që gjatë kohës sa njësiti për hetimin e trafikimit me narkotik ka qenë në vëzhgim të parcelës së mbjellë me bimë të llojit kanabis, aty është parë se ka shkuar i pandehuri, duke u kujdesur në mirëmbajtjen e bimëve të mbjella. Po ashtu, pas një bastisje policore të realizuar në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armën e zjarrit, automatik të markës AK-47, së bashku me një karikator me 17 fishekë, një karikator të revoles me 11 fishekë dhe një kuti plastike e armës të llojit CZ, në të cilën ndodhej karikatori i revoles”, njoftoi gjykata.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.
-
Kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit, iu gjetën 107 bimë kanabis dhe një kallashnikov
-
Ekstradohet nga Shqipëria për kultivimin e 1200 bimëve narkotike, kërkohet paraburgim ndaj tij
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që kishte kultivuar bimë në oborr të shtëpisë në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim për shitje të narkotikëve, kultivim kanabisi dhe posedim të armëve
-
Aktakuzë për kultivim të kanabisit e armëmbajtje pa leje në Prizren