Para pak çastesh, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim zyrtarit në komunën e Prishtinës, R.S., i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për marrje ryshfeti.
Lexo edhe: Arrestohet një zyrtar i komunës së Prishtinës, dyshohet për mitmarrje
Siç ka mësuar "Koha Ditore”, i dyshuari do të qëndrojë në paraburgim deri më datën 27 tetor.
R.S., dyshohet se ka kërkuar ryshfet përderisa ka qenë duke e mbikëqyr kontratën “Rivitalizimi i shkallëve në Lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë”. Ryshfet dyshohet se ka kërkuar nga pronari i Kompanisë “NBT-ING-SHPK”.
Artikuj të ngjashëm
-
Paraburgim ndaj 3 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për marrje ryshfeti
-
Një muaj paraburgim për inspektorin e Prishtinës të dyshuar për ryshfet
-
Suspendohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës për ryshfet
-
Një muaj paraburgim zyrtarit komunal të dyshuar për marrje ryshfeti