Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje thuhet se të akuzuarit G.R i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji duke filluar prej datës 29.09.2020 gjerë me datë 29.10.2020, transmeton KOHA.
“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri G.R ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, si dhe do të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur ose ndryshuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmitar dhe në të dëmtuarin”, thuhet në komunikatë.
Pala ka të drejtën e këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.