Masë prej 30 ditësh paraburgim i është caktuar të dyshuarit të 12-të B. Rr., për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë para disa javësh.
Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten, e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktim të kësaj mase, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin”, ka thënë ajo.
Prokuroria Themelore në Prishtinë të mërkurën ka njoftuar për ndalimin e të dyshuarit e radhës për dhunimin e fëmijës në qershor dhe gusht të këtij viti.
Për dy rastet e dhunimit ndaj saj, deri tani janë arrestuar edhe 11 të dyshuar të tjerë, të cilët gjenden në paraburgim.
Edhe
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e të miturës
Fëmija dyshohet se ishte dhunuar në fund të gushtit nga pesë persona për shtatë orë. Dy prej tyre ishin të moshës së rritur. Më vonë, u ngritën dyshime se ajo ishte dhunuar dhe trafikuar edhe gjatë muajit qershor.
Ky rast nxiti reagime të mëdha në vend.