Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për shtetasin turk

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar një muaj paraburgim për një shtetas turk, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

T.B. dyshohet se më 3 prill në pikën kufitare në Han të Elezit duke drejtuar automjetin – kamionin, në rimorkion e tij pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policor, janë gjetur 14 persona shtetas të Sirisë dhe Afganistanit të cilët ishin vendosur në kamion nga qyteti i Stambollit ku kishin qenë si refugjat.

Me këto veprime i pandehuri T.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrant” nga neni 170 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.