Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje një muaj, ndaj të pandehurit me iniciale L.S nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.
Siç është bërë e ditur nga Gjykata, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 09.09.2020 nga ora 13:30, e që do të zgjasë deri më datë 08.10.2020.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditën kritike derisa të dëmtuarat kanë qenë duke qëndruar në oborrin e shkollës gjimnazi ‘Gjon Bozuku’ në Prizren, i pandehuri i afrohet të dëmtuarave duke i ngacmuar me fjalë, dhe pasi që të dëmtuarat kërkojnë që i pandehuri të largohet, i njëjti përdor forcën ndaj të dëmtuarave, duke kapur për flokë dhe goditur me grushte në pjesë të fytyrës dhe kokës, të cilave ju shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.
Gjykata ka bërë të ditur se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ndërsa a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
-
Paraburgim një personi në Prizren, dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që rrahu bashkëshorten e djalit
-
Prizren, 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm dhe dëmtim të pasurisë
-
Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë ndaj gruas në Prizren
-
Dyshohet se tentoi ta dhunonte të miturën, prizrenasit i caktohet masa e paraburgimit