Kronikë

Një muaj paraburgim për një person i cili keqpërdori fotot e një të miture

burg

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit B.M. i cili ka degraduar integritetin seksual të një të miture.

Sipas një njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka treguar vendosmëri për të kryer veprën penale, pasi që e ka nxitur të dëmtuarën (e mitur), të i dërgoj foto intime dhe të njëjtat foto ia ka dërguar vëllait të viktimës, duke i thënë se këto foto intime do t’ia publikoj në rrjetet sociale.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “degradim i integritetit seksual” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Pastaj ambienti dhe kushtet në të cilat jeton, i pandehuri, si dhe raportet e acaruara me vëllain e viktimës, të gjitha japin arsye për të besuar se po të gjendet në liri mund të përsëris veprën penale”, thuhet në njoftim.