Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për hajnin e një dyqani në Prizren

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimi prej një muajsh të pandehurit me inicialet A.D. për plaçkitje të një dyqani në këtë qytet.

“I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 08.09.2017, rrethe orës 03:15 minuta pas mesnate, në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, saktësisht në marketin ‘Lindi’ pronë e të dëmtuarit me iniciale D.B. , i pandehuri në bashkëveprim me të miturin me iniciale A.K. me qëllim që vetës apo personit tjetër t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, duke shfrytëzuar orët e vona të natës, me mjet të përshtatshëm-kaçavidë e thyen derën e marketit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke e mbuluar kokën me kapela dhe arrin të vjedhin artikuj të ndryshëm me një vlerë të konsiderueshëm, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëme materiale. Pasi që i njëjti është recidivist dhe i njohur për organet e drejtësisë Gjykata kon formë dispozitave ligjore i ka caktuar masën e paraburgimit”.