Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve E. M., B. M. dhe A. M., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Të pandehurit E. M. dhe B. M. me datë 07.09.2018 rreth orës 18:25 minuta në rrugën qarkore të Gjilanit, duke e konsideruar veten të rrezikuar në komunikacion nga i pandehuri A. M., kanë ndalur këtë fundit dhe kanë filluar të godasin me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.
Pas këtij incidenti të pandehurit E. M. dhe B. M. kanë vazhduar rrugën, ndërkohë i pandehuri A. M. ka ndjekur me veturën e tij dhe më pas ka goditur veturën e tyre në pjesën e majtë.
Me këto veprime të pandehurit E. M. dhe B. M., kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, ndërsa i pandehuri A. M. ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
-
Paraburgim për dy persona në Gjilan për rrahje
-
Paraburgim të pandehurve që tentuan të vrisnin një person në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim dy personave që sulmuan zyrtarët policorë në Gjakovë
-
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për vrasje në tentativë
-
Një muaj paraburgim për tre persona të dyshuar për fajde në Gjilan