Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit të katërt për tentim vrasjen në Kaçanik

Paraburgim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit F.T., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasja në tentativë.

“I pandehuri më 7 mars 2021, në Kaçanik, së bashku me të pandehurin L.T., me dashje kanë tentuar që t’i provojnë nga jeta të dëmtuarit F.L., A.S., dhe K.Ç. në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur një natë më parë, në mes vëllait të pandehurit F.L – S.L. dhe të pandehurit L.T., të njëjtit natën kritike me tu takuar me të pandehurit F.L., S.S. dhe K.Ç. fillojnë të shtien në drejtim të tyre me armë zjarri-pistoletë 9mm, me ç ‘rast nga të shtënat lëndime trupore pëson i dëmtuari K. Ç. në pjesën e pasme të shpinës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ky është i dyshuari i katërt për këtë rast ndaj të cilit gjykata caktoi masë paraburgimi prej një muaji.