Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e 71-vjeçares në Skenderaj

Aktakuzë dhe burgim

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit për dhunimin e një 71-vjeçareje në Skenderaj.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Policia ka njoftuar për rastin më 4 nëntor derisa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.