Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim, kanosi prindërit në Prizren

Prizren, 3 tetor – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit - 1 tetor 2018 dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor 2018.

Më 30 shtator 2018, rrethe orës 16:50 minuta, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri seriozisht i kanos të dëmtuarit (prindërit e tij) me fjalë vepra dhe gjeste se do t’iu shkaktojë një të keqe, në atë mënyrë që pasi fillimisht i dëmtuari fjaloset me të pandehurin sepse i njëjti kishte shkuar tek lokali i vëllait, nga kjo i pandehuri fillon të bëhet agresiv, fillon t’i ofendojë të dëmtuarit, më pastaj merr një mjet të rrezikshëm (tërfurk) dhe me të tenton t’i sulmojë, por të dëmtuarit hynë brenda në shtëpi dhe e mbyllin derën. Pas kësaj i pandehuri merr një sopat dhe me të tenton ta thyej derën e shtëpisë. Duke i parë veprimet e të pandehurit, i dëmtuari e lajmëron policinë.

Me të kuptuar se kanë njoftuar policinë i pandehuri i kanos me fjalë, me ç’rast tek të dëmtuarit ka shkaktuar frik, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre. Duke pasur parasysh faktin se i pandehuri edhe më herët ka pasur sjellje të këtilla të përsëritura ndaj të dëmtuarve, raportet mes tyre janë të acaruara. Këto rrethana dhe fakte e arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri ai mund të përsërisë veprën penale, andaj në këtë fazë të zhvillimit të procedurës, caktimi i paraburgimit është i bazuar dhe ai arsyeshëm.