Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaj për O.I. nga Prizreni, për dyshimin se ka kryer veprat penale kanosje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit, 18 janar e deri më 18 shkurt.
Prokuroria kishte kërkuar që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit.
Sipas aktakuzës, më 16 janar në parkingun e restorantit “Kristal” në Landovicë, duke përdorur armën për t’i frikësuar, O.I. ka kanosur dy të dëmtuarit A.Ç. dhe V.D. dhe pas një mosmarrëveshje verbale me A.Ç. dhe R.S. ata kanë dalë nga lokali dhe kanë vazhduar konfrontimin verbal deri kur i pandehuri ka nxjerrë armën duke ia drejtuar të dëmtuarve.
Po atë natë, O.I. ka kanosur të dëmtuarin R.S. duke e thirrur në telefon e duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Të dy janë bashkëpunëtorë të restorantit “Xheki”.
“Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
-
30 ditë paraburgim ndaj burrit që sulmoi dhe kanosi me armë një person në Prizren
-
Një muaj paraburgim burrit që gjuajti me armë në një lokal në Prizren
-
Arrestohet një person për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
-
Paraburgim një muaj të dyshuarit për armëmbajtje dhe kanosje në Ferizaj
-
Kërcënoi bashkëshorten, një muaj paraburgim