Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur të martën në Lëbushë të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites, ndërsa të lënduarit janë duke u trajtuar në kujdesin intensiv, në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një veturë. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët po trajtohen në kujdesin intensiv”, ka thënë Gashi.