Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në Gjakovë

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur rreth orës 01:50 të ditës së sotme në fshatin Bec të Gjakovës.

Sipas Policisë Rajonale të Gjakovës, në vendin e ngjarjes kanë gjetur automjetin e tipit “Golf 2”, ku brenda tij kanë qenë 5 persona.

Në raportin e Policisë, thuhet se aksidenti kishte ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ngasësi i automjetit, i cili kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur në shtyllën elektrike të betonit. Në këtë rast viktima është E.I., i lindur më 1999.

Lajmin e konfirmoi për Koha.net edhe zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja.

Sipas Policisë, pas daljes së mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes, ngasësi ishte gjetur pa shenja jete.

Edhe Vdiq një person në aksident trafiku në Gjakovë Kronikë Vdiq një person në aksident trafiku në Gjakovë

Ndërsa 4 personat e tjerë janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë, ka njoftuar Podrimja.

Me urdhër të prokurorit dhe me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes dhe nuk është dorëzuar në autopsi.