Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në rrugën Shajkovc-Batllavë

Shiriti i policise

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes tri veturave dhe një traktori në rrugën Shajkovc-Batllavë.

Siç ka njoftuar Policia, si pasojë e aksidentit janë lënduar edhe shtatë persona tjerë të cilët janë duke u trajtuar nga njësitet emergjente mjekësore.

Njoftohet se njësitet policore janë duke bërë shikimin e vend-ngjarjes dhe matjet e nevojshme sipas procedurave.

Policia ka bërë thirrje për pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat e trafikut e sidomos kufizimin e shpejtësisë në këto kohë të ndryshimit të kushteve atmosferike.

“Policia me njësitet në teren ndaj të gjithë atyre të bien në kundërshtim me ligjin e trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa rigoroze dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre”, thuhet në njoftim.