Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i ri shqiptar dënohet me burgim për aksidentin fatal në Londër

Foto: PA

Një shqiptar në Londër është dënuar me shtatë vjet burgim pasi kishte shkaktuar vitin e shkuar një aksident të rëndë duke shkaktuar vdekjen e shoferit të një autobusi e duke lënduar 14 pasagjerë.

Dorjan Cera nga Shqipëria kishte shkaktuar aksidentin fatal më 31 tetor të vitit të shkuar në Londër. Ai kishte shpejtuar në një kryqëzim duke goditur autobusin në shiritin e kundërt të rrugës, me ç’rast shoferi Kenneth Matcham, si pasojë e goditjes së fuqishme, kishte përfunduar jashtë autobusit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

20-vjeçari Cera, që s’kishte as patentë shoferi e as sigurim në atë kohë, ishte duke vozitur një Skoda Octavia të cilën e kishte marrë me dokumente false, kanë bërë të ditur nga Gjykata Qendrore për Krime në Angli.

Image

Prokurori Nathan Rasiah ka thënë se rasti ka të bëjë me “ngasje të tmerrshme të veturës”, që shpiu në “pasoja katastrofike”.

Cera kishte pranuar në qershor fajësinë duke thënë se kishte bërë vozitje të rrezikshme. Ai po ashtu kishte pranuar edhe akuzat tjera për lëndime të pasagjerëve si pasojë e ngasjes së rrezikshme e të qenit pa patentë shoferi dhe pa dokumente të rregullta identiteti, raporton mediat britanike.

Shtatë persona kishin pësuar lëndime serioze si pasojë e aksidentit të rëndë.

Cera në këtë aksident kishte goditur edhe një autobus të dytë. Ai ishte gjetur, pa vetëdije, në veturën e tij nga një zjarrfikës. Pasi kishte marrë veten “kishte dhënë identitet fals”, ka thënë tutje Rasiah.

Testet e bëra atë kohë ndaj tij kishin treguar se kishte përdorur kokainë.

Në gjykatë po ashtu u bë e ditur se Cera kishte shkuar në Britani të Madhe në moshën 15-vjeçare dhe i ishte refuzuar kërkesa për azil.