Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Bregun e Diellit

Një person është plagosur gjatë të shtënave me armë në orën tre të mëngjesit të së enjtes në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Policia e Kosovës i ka thënë portalit Koha.net se për këtë plagosje është arrestuar një person dhe një tjetër është në kërkim.

Arsyet e kësaj plagosje ende nuk dihen pasi policia ende është duke e hetuar rastin.

Në vendngjarje policia ka konstatuar se;

A.Gj. mashkull, 29 vjeç, shtetas Kosovar, ka marrë plagë nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor.

Ndërkohë që puna e hetuesve policor ka vazhduar dhe deri tani ka rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar prej të cilëve një është arrestuar.

Edhe Dy persona plagosen në Prishtinë, tre të arrestuar Kronikë Dy persona plagosen në Prishtinë, tre të arrestuar

Personi i arrestuar:

A.D. femër , 30 vjeç, shtetase Kosovare, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.