Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i plagosur në Viti, një tjetër rrihet

Arma - plagosje

Një person është plagosur me armë zjarri dhe një tjetër person është rrahur me mjete të forta.

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar të mërkurën pasdite ndërsa tre të tjerë janë në arrati.

Viktimat për shkak të plagëve janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, dy gëzhoja dhe një veturë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.