Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i moshuar vdes në liqenin e Mitrovicës

Një i moshuar ka vdekur në liqenin e Mitrovicës, të hënën në mesditë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku po zhvillon hetimet.

Sipas tij , viktima me inicialet S.J, është nxjerrë nga uji prej disa kalimtarëve të rastit të cilët e kanë dërguar në spital, ku më vonë është konfirmuar vdekja e tij.

Kjo është vdekja e dytë në Liqenin akumulues në Mitrovicë.