Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i mitur dëmton varrezat në Dyz të Podujevës

Një i mitur dyshohet se ka dëmtuar disa lapidarë në fshatin Dyz të Podujevës. Policia njofton se rasti ka ndodhur në 14 tetor, derisa i mituri është intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së dhe nënës së tij.

Për rastin është konsultuar prokurori.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) dyshohet se ka dëmtuar disa lapidar në varrezat e fshatit. I dyshuari është intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së dhe nënës së tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori”, thuhet në njoftim.