Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i dyshuar në Kllokot e rrahu e pastaj e rrëmbeu me forcë ish-të dashurën

Një person në Kllokot dyshohet se e ka rrëmbyer me forcë një vajzë.

Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur të hënën.

Raportohet se i dyshuari fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë.

Sipas Policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie.

“Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të arrestuar.